MENU
klinika

Legalizimi i kanabisit

Ministri i Brendshëm tregon si do e kontrollojë qeveria tregun

29.04.2022 - 11:51

Ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi lajmëroi sot se qeveria do të hartojë një ligj të posaçëm strikt që do përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi për qëllime mjekësore, vendi si dhe mënyrën për të marrë licencën.

Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi theksoi se “disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për cdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme”.

Pyetje: Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, si do kontrollojë qeveria që mos të kemi kultivim në tregun informal?

Ministri Bledi Çuçi: Nuk ka lidhje kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e industriale me kultivimin e jashtëligjshëm.

Për ta legalizuar mbjelljen kultivimin për qëllim mjekësor e industrial e do e bëjmë me një ligj të posaçëm e ky ligj do përcaktojë rregulla shumë strikte për mënyrën si do mbillet, për mënyrën si merret licenca për të mbjellur vendet ku do mbillet dhe bashkëpunimin me vende të tjera të OECD …disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për cdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zero tolerancë për kultivimin e paligjshëm"

Legalizimi i kanabisit, Çuçi mbledh drejtorët e policisë