MENU
klinika

“Nuk kishte shfaqur shenja depresioni”

Misteri që mbulon vdekjen e shoferit të drejtorit të Portit

06.04.2022 - 13:39

Plot mister është mbuluar vdekja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, i cili u gjet i vrarë në makinën e punës, shumë larg banesës së tij. Babai i dy fëmijëve, që jetonte në Kamzë, u gjet mbrëmë në rrethrrotullimin e Kolonjës, në rrugës Lushnjë-Fier. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se viktima u gjet i pajetë në mjetin tip Vovlo me targa AB 550 AI, ndërsa në kokë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Ndërkohë, që kolegët e tij janë shokuar nga ngjarja në fjalë, pasi ata nuk e besojnë që 38-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri.

Sipas tyre, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni, ndërkohë policia pretendon këtë pistë. Siç raportuam edhe më herët, Kastrati ishte shoferi personal i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu. Mjeti në fjalë që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në Portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë.

Ndërkohë, viktima do të përcillet në orën 14:00 për në banesën e fundit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin