MENU
klinika

“E ke nga mosha”

Moderatorja i harron emrin, gazetari e ironizon

23.04.2022 - 10:05

Një moment i pakëndshëm ndodhi mes dy moderatorëve Fjodora Fjora dhe Ronaldo Sharkës. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e Fjodorës, ku e pyet nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuar që, sipas saj, përcjellin antivlera.

Në një moment të caktuar, moderatorja i harron emrin, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga Ronaldo. Ndërsa Fjodora i kërkon ndjesë, gazetari që duket i acaruar, ia kthen duke thënë se “nuk ka problem, mosha bën të veten”.

Pjesë nga debati:

Fjodora: Tani vazhdoni ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Kush është ky Ronaldo Sharka. Çfarë përfaqëson ky?

Ronaldo: Ronaldo jam unë. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi nuk ja u harroj emrat, por gjithsesi.

Fjodora: E pra se na habite tani thashë se po flasim për një njeri që e ke pasur të ftuar në emision. Më bëtë lëmsh tani me këtë gjë. Të kërkoj shumë ndjesë.
Ronaldo: Nuk ka problem, mosha bën të veten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Prapa shkëlqimit të instagramit

Realiteti i dhimbshëm i figurave publike

"Çdo dalje timen ja dedikoj ëngjëllit tim"

Humbi babain/ Moderatorja bën deklaratën e ndjerë

Veprimi i ish-banores së “BBV” i tha të gjitha!

Heidi Baçi konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj!