Përkeqësimi i motit në qytetin e Vlorës ka bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve lundruese, kryesisht anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit.
Nderkohë edhe trageti është nisur nga Brindisi në drejtim të Vlorës vetëm në orët e para të mëngjesit, kjo edhe për shkak të situates së motit që pritet të përkeqësohet.
Kujtojmë se erërat e forta dhe stuhitë pritet të vijojnë dhe në orët në vijim, ku përmes një njoftimi publik bashkia i kërkoi më herët të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Stuhi të forta ere kanë përfshirë brigjet e Vlorës.
Raportohen gjithashtu probleme me energjinë në zonën e Lumit të Vlorës dhe Selenicës.
Era e fortë ka dëmtuar edhe aksesorë baresh e restorantesh, veçanërisht në shëtitoren Lungomare.