MENU
klinika

Ishte duke u falur në xhami

Ndërron jetë ish-ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë

02.04.2022 - 11:15

Ka ndërruar jetë ish- ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Naim Memeti. Memeti ka qenë ambasador i Maqedonisë në Danimarkë në vitin 2014-2018.

Naim Memeti ka lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i dërguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Expres raporton se Memeti ka vdekur si pasojë e infarktit duke u falur në Xhami.

Varrimi i të ndjerrit do të bëhet të shtunë (02.04.2022) në varrezat e qytetit, pas Namazit të drekës, ora 13:00.