MENU
klinika

Në pranga dy persona

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës

25.04.2022 - 12:59

Dy persona janë arrestuar në Valbonë, pasi akuzohen se kanë ndërtuar pa leje në një zonë të mbrojtur.

Në pranga ra P. J., 64 vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur.

Po ashtu, u arrestua edhe S. S., 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.