MENU
klinika

Deklarata e fortë e Borrell

“Në ditët e ardhshme presim që Rusia të sulmojë në…”

11.04.2022 - 09:53

“Kam frikë se trupat ruse po grumbullohen në lindje për të nisur një sulm në Donbas.

Dhe ukrainasit e dinë mirë këtë. Kështu që kam frikë se në ditët e ardhshme do të intensifikohet lufta në Donbass”.

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Luksemburg para Këshillit të Punëve të Jashtme.

Sipas Bloomberg, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, u kërkoi vendeve anëtare që të sigurojnë shpejt Kievin me armët që ai ka kërkuar, ndërsa Ukraina përgatitet që Rusia të rrisë sulmet e saj në lindje të vendit.

Borrell u tha diplomatëve të BE-së se një vendim nevojitet brenda ditësh dhe jo brenda javësh dhe unioni duhet të bëjë gjithçka që duhet për të ndihmuar Ukrainën.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”