Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai nuk do ta pranonte një propozim të kryeministrit Rama për të qenë sërish në krye të shtetit.ilirmetaedirama
Ai u përgjigj me ironi teksa deklaroi se një ofertë të tillë do të pranonte vetëm pas 25 vjetësh ndërsa tani nuk ka se çfarë të bëjë në rolin e presidentit teksa është mundur sipas tij për të bërë gjithçka për të ulur përplasjet politike dhe mes institucioneve.
Intervista në Syri Tv:
Në rast se z. Rama ju propozon sërish për president, a do ta pranoni apo jo?
Pas 25 vjetësh po, për mandatin e dytë.
Tani jo?
Tani jo se s’kemi si të pranojmë ne këtu, se opozita s’ka një këshilltar në pushtetin vendor. Dini ndonjë bashki në Afrikë që nuk ka këshilltar.
Edhe nëse do të vijoni të jeni president do të dilni në opozitë?
Unë s’kam çfarë të bëj më si president, unë bëra gjithçka si president. U përpoqa të kaloja krizën e 2017-s edhe kur nuk isha president dhe u imponova ardhjen e e McAllisterit, e bëra unë atë gjë.