MENU
klinika

Si do të organizohet PD?

Nga akuzat për ambasadoren tek propozimet për Presidentin e ri, ja çfarë deklaroi Berisha

07.04.2022 - 09:48

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit duke zbardhur disa nga temat e diskutuara. Berisha ka sulmuar ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, pas cilësimit të Enkelejd Alibeajt nga ana e saj si kryetari i komanduar. Ai e quajti ambasadoren Kim ‘guvernatore’ dhe tha se ishte një dështim i paralajmëruar i saj.

“Ishte një dështim i paralajmëruar. Siç e dini, Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me Konventën e Vjenës nuk ka asnjë tagër të hyjë në jetën e brendshme të një force politike”, tha ai.

Lidhur me grupin parlamentar, Berisha tha se është legjitim. “Komisioni i Rithemelimit i votuar nga 4900 anëtarë është plotësisht legjitim. Dy janë forumet politik kryesor, drejtues i PD-së është Komisioni i Rithemelimit. Grup parlamentar ka dhe do të ketë, dhe Kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë çdo diskutimi dhe vendimet e tij janë të padiskutueshme”, tha Berisha.