Sot bota e futbollit u trondit nga lajm i ndarjes nga jeta të Mino Raiola, por ai është ende gjallë, por në kushte të rënda shëndetësore. Po kush është ai? Carmine Raiola, i njohur nga të gjithë si Mino Raiola, lindi në Salerno më 4 nëntor 1967.
Kur ai ishte një vjeç, familja e tij u transferua në Holandë, në Harlem, për t’iu përkushtuar ushqimit dhe restorantit. Që në moshë shumë të vogël ai ndihmoi prindërit e tij duke qenë kamerier, një aktivitet që nuk e pengon të mbarojë shkollën e mesme dhe të fillojë të ndjekë Fakultetin Juridik.
Ai ka qenë i prirur të mësojë 7 gjuhë të huaja, gjuhën italiane, holandeze, angleze, gjermane, spanjolle franceze dhe portugeze. Pasi ka luajtur në ekipet e të rinjve të Harlemit, ai fillon të bëhet përgjegjës për ekipin në moshën 20 vjeçare përpara se të mbante postin e drejtorit sportiv dhe të themelonte një kompani të menaxherëve të futbollit.
Pika e kthesës erdhi në vitin 1992 kur solli Brajan Roin te Foggia, një vit pasi bërin ndërmjetësin në tratativën mes Ajax dhe Inter për Denis Berkamp. U bë agjent i FIFA-s dhe themeloi kompaninë “Sportman”, me qendër në Montecarlo.
Kështu filloi ngjitja në futbollin e nivelit të lartë me përfaqësuesit e kampionëve si Nedved, Ibrahimovic, Pogba, Balotelli, Verratti, Donnarunma, De Ligt dhe Haaland.
Sipas “Forbes”, Raiola, në vitin 2020, ai u rendit i katërti në botë mes agjentëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarë, duke mbyllur marrëveshje për 847.7 milionë dollarë. Ai mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit.