MENU
klinika

"Nuk pranoj ndërhyrje të tilla! Prej saj u riktheva të garoj"

Njohu Alibeajn si kryetar të PD, Berisha reagon ndaj Yuri Kim

05.04.2022 - 21:01

Ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur ambasadores Yuri Kim pasi kjo e fundit njohu si kryetar te PD Enkelejd Alibeaj. I ftuar ne A2 CNN, Berisha u shpreh se nuk pranon ndërhyrje te tilla dhe për shkak te qëndrimit te saj u rikthye te garoje.

“Ky takim ishte shkelja flagrante e radhës e Konventës së Vjenës nga një diplomate e akredituar në Tiranë. Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj.

Por ishte njëkohësisht përpjekja e dështuar e radhës e ambasadores për të përcaktuar kreun e PD-së. Refuzoj çdo ndërhurje tuajën në problemet e brendshme të PD dhe kërkoj të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve të partisë.

Nuk mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe si duhet të zgjidhet PD dhe kjo më ka bërë të rikthehem të garoj. Do ta keshilloja qe nese deshiron qe te kete komunikim te sinqerte me demokratet t’u kerkoje te falur”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vërtetoi se është në shërbim të Edi Ramës..."

Yuri Kim takoi Enkelejd Alibeajn, reagon grupi i “Rithemelimit”

"Pse ulërini, ju nuk e njihni atë as Blinken, ç’keni?!"

Grupimi i Berishës kundër ambasadores Yuri Kim, reagon Braçe