Në Tiranë do të hiqen biletat fizike në transportin urban dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua edhe vendimi.
Sipas ministres Balluku prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike të fiskalizuara.
“Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara.
Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër. Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike”, u shpreh ministrja.