MENU
klinika

"Kriminelët lëvizin lirshëm në Serbi"

Pacolli: Evropa i ka harruar gjenocidet në Kosovë

07.04.2022 - 11:12

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Evropa si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që ndodhën në Kosovë.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, ku sipas tij, Evropa i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që kosovarët i përjetuan.

“Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë. Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë, nga të cilët 36 ishin të mitur. Dhe kriminelët ende ju lëvizin lirshëm në Serbi”, shkroi Pacolli raporton express.