MENU
klinika

Çifti i tha 'PO' njëri-tjetrit!

Pamjet e para nga dasma e Brooklyn dhe Nicole

11.04.2022 - 10:35

Brooklyn Beckham dhe Nicole Peltz u martuan mbrëmjen e kaluar dhe janë tashmë zyrtarish burrë e grua.

Të ftuarit në dasmë ishin të shumtë, mirëpo në rrjet nuk qarkulluan foto e video ashtu siç prisnin të gjithë.

Publiku ishte kurioz të dinte si u vesh Nicole, si e kishte grimin, madje edhe si u duk dhëndri.

Paparacët kanë mundur të “vjedhin” disa foto nga dasma, që po jua tregojmë më poshtë.






Dasma luksoze u zhvillua në Montsorrel, në Palm Beach, Florida, në shtëpinë e prindërve të Nicola-s. Babai i Nicola-s, Nelson Peltz konsiderohet një nga investitorët më të pasur në vend. Shtëpia e tyre familjare është një rezidencë 44,000 metra katrorë buzë oqeanit, me një vlerë prej 123 milionë dollarësh.

Lista e të ftuarve ishte e mbushur me njerëz nga të gjitha industritë, duke filluar nga muzika, aktrimi e deri tek shefat e famshëm të kuzhinës.

Eva Longoria
Eva Longoria, një nga mikeshat më të vjetra të Victoria Beckham. Tashmë u konfirmua pjesëmarrja e saj dhe thuhet se ka patur një veshje të ngjashme me atë të Victoria’s.

Spice Girls
Të pranishme kanë qënë edhe Spice Girls. Pavarësisht se sa shumë i pëlqejnë të gjithë performancat e tyre, grupi nuk performoi gjatë eventit.

Gordon Ramsay
Gordon Ramsay është mik i ngushtë i Beckhams dhe natyrisht që nuk mund të mos ishte i pranishëm.

Tom Brady dhe Gisele Bundchen
Në listën e të ftuarve ishte edhe çifti i njohur.

Nicole Richie
Nicole Richie ishte gjithashtu në listën e të ftuarve.

Snoop Dogg
Një nga të ftuarit më special të dasmës ishte padyshim Snoop Dogg, i cili performoi gjithashtu si DJ në festën pas dasmës.

“Dasma e Brooklyn-it do të jetë një ngjarje e madhe dhe dhurata ime për të dhe gruan e tij të ardhshme është që unë do të zbres dhe do të bëj një set për ta në ditën e tyre të madhe”, u shpreh ai para eventit për “The Mirror”. Duket se ai e ka mbajtur premtimin me një performancë speciale dedikuar çiftit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN