MENU
klinika

Çfarë do të diskutohet

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

06.04.2022 - 15:38

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme asamblenë e saj. Në rendin e ditës është parashikuar vendimi për thirrjen e kongresit të partisë këtë të shtunë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjithashtu do të prezantohet statuti i ri i partisë që do t’i paraqitet më pas kongresit ditën e shtunë për miratim.

Rendi i ditës së mbledhjes:

1-Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2-Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3-Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4- Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.