MENU
klinika

Vdes nga plagët e luftës në Ukrainë një nga oficerët e lartë

Pas anijes ‘Moskva’, tjetër humbje për Rusinë

18.04.2022 - 19:51

Flota ruse e Detit të Zi pëson një goditje tjetër! Pas fundosjes së anijes ‘Moskva’, një nga oficerët më të lartë ka humbur jetën. Sot ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.

Këtë e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev. Kapiteni i anijes, e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës Ruse të Detit të Zi, vdiq nga plagët e marra nga sulmi nga ukrainasit më 24 mars, në të cilin u shkatërrua një anije tjetër, Saratov .

“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë heroin tonë”, thotë Razvozhayev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët: Është goditur nga faktorë të jashtëm

Publikohen pamjet e fundosjes së anijes ruse në Detin e Zi