MENU
klinika

"Papa i Putinit"

Pas “luftës së shenjtë”… fshihet një ish-spiun i KGB-së

19.04.2022 - 16:55

        I njohur rëndom, si personi që qëndron pas “luftës së shenjtë” të Putinit, në fakt, patriarku Kirill ka një histori të gjatë me Presidentit rus.

MOSCOW, RUSSIA – JUNE 29: Russian President Vladimir Putin (R) and Orthodox Patriarch Kirill (L) seen during funeral for former Prime Minister Yevgeny Primakov at Novodevichy Monastery Cemetery on June 29, 2015 in Moscow, Russia. Russian politician and diplomat Yevgeny Primakov, 85, died on June 26, 2015. (Photo by Sasha Mordovets/Getty Images)

Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Putini ka dhënë një sërë shpjegimesh rreth aryes që e shtyu atë drejt këtij veprimi, duke nisur nga nevoja për të ndaluar përparimin e NATO-s drejt kufirit rus, mbrojtjen e rusëve në Ukrainë nga gjenocidi, apo edhe akuza se, qeveria ukrainase po drejtohej nga neonazistët.

Por, ekspertët e kanë lidhur shpesh luftën në Ukrainë me botëkuptimin që Putini, ndan me një nga njerëzit e tij më të afërt, patriarkun Kirill.

Kush është Patriarku Kirill?

Kirill është kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Ruse dhe komentet e tij, si para edhe pas luftës në Ukrainë, kanë qenë jo pak kontroverse. Sot, ai njihet si lideri shpirtëror dhe këshilltari më i afërt i Vladimir Putinit.

Po çfarë i lidh ata, veç besimit? Përgjigja e kësaj pyetjeje është një: “Rusia e madhe”.

Në fakt, fundi i Rusisë imperialiste, por shpesh edhe fundi i Bashkimit Sovjetik, janë përshkruar nga Putini, si momentet më zymta të historisë ruse. Kjo është arsyeja pse patriarku Kirill, nuk është vetëm lideri shpirtëror i Putinit, por edhe këshilltari më i afërt politik i Presidentit.

Kirill ka bërë disa deklarata kontroverse, duke arritur deri aty sa ta përshkruajë qeverisjen e Putinit, si “mrekulli”.

Qëllime të përbashkëta!

Të dy, Putin dhe Kirill kanë të njëjtin qëllim; t’i rikthejnë Rusisë… lavdinë e dikurshme.

Lidhja e Putinit me Kirillin nisi që në vitin 2012, kur kryepeshkopi i Moskës ofroi mbështetjen për rikandidimin e Putinit për mandatin e tij të tretë si president i Rusisë. Por, marrëdhënia e tyre, thuhet të ketë nisur shumë më parë se viti 2012. Në fakt, është aluduar shpesh për Kirillin si ish-agjent i lartë i KGB-së dhe me diferencën në moshë, lënë të kuptohet se Kirilli mund të ketë qenë eprori i Putinit, gjatë shërbimit në KGB.

Qëndrimet kundër abortit, feminizmit, apo edhe të drejtave të LGBT, kanë një popullaritet të provuar në vende konservatore dhe të krishtera, si Rusia – dhe Putini, ka bërë maksimumin për t’u përkufizuar si një udhëheqës që lufton për vlera të tilla.

Na fakt, ideologjia e tij kryesore ka qenë ndërtimi i një figure autokrate, që në një farë mënyrë po e mbron popullin rus dhe vlerat konservatore, përballë antivlerave të Perëndimit.

MOSCOW, RUSSIA – APRIL 7: Russian Orthodox Patriarch Kirill releases a white pigeon after the Annunciation service at Annunciation Cathedral (Blagoveshchensky Sobor) on April 7, 2014 in Moscow’s Kremlin. The Annunciation is a Chrisitan celebration of the revelation to the Virgin Mary by Archangel Gabriel that she would bear a son, Jesus, the Son of God. The religious service has been administered at the Catherdral by the Patriarch of Moscow and All Russia since 1993. (Photo by Sasha Mordovets/Getty Images)

Justifikimi i luftës në Ukrainë

Ai gjithashtu ka ndarë të njëjtin mendim me Putinin, se vende si Ukraina, nuk janë shtetet të pavarura, por pjesë e Rusisë. Një koncept mjaft i njohur mes rusëve është ‘Rusia e shenjtë’, apo “Svyatáya Rus”, që teorikisht do të përfshinte në një shtet të vetëm, Rusinë e sotme, me Ukrainën, Bjellorusinë, apo edhe Moldavinë.

Kjo retorikë e bashkimit të popullit rus në një fe të vetme, i ka rrënjët në shekullin e 10-të, kur Princi Vladimiri i Parë në Kiev, u konvertua në fenë e krishterë dhe kjo është pika më e largët në histori, që lidh popullin rus të sotshëm me fenë e krishterë.

Putini ka thënë shpesh, se Ukraina është një pjesë e pandashme e historisë, kulturës dhe hapësirës shpirtërore ruse dhe të njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga Patriarku Kirill.

Kirill në fakt, ka dalë edhe pro iniciativave të Rusisë në Siri duke thënë se trupat atje janë duke i shërbyer një misioni të shenjtë.

Por atij i është dashur të përballet edhe me një numër akuzash, përfshi këtu ato rreth përfshirjes së tij në afera korruptive për sa i përket importit të së duhanit në vitet 90-të, nga i cili ai thuhet se ka akumuluar një pasuri marramendëse prej $1.5 miliardë dollarësh.

Është e rrallë të shohësh në ditët e sotme, një marrëdhënie kaq të afërt mes një udhëheqësi politik dhe një lideri shpirtëror, që në fakt nuk ka si mos të të kujtojë lidhjet simbiotike dhe ndër-shekullore mes Monarkëve dhe Klerikëve, të cilët i shërbenin njëri-tjetrit si kombinimi perfekt i dorës së njeriut dhe fjalës së zotit.

“Në mënyrë që të bëhesh pjesë e klubit të këtyre shteteve, është e nevojshme parada për homoseksualët. Nuk duhet të bësh një deklaratë politike, as të thuhet ‘jemi me ju’, as të nënshkruhet ndonjë marrëveshje, por thjesht parada e homoseksualëve,” – citohet të ketë thënë Kirill, sipas CNN.

“Konflikti në Donbas, ka të bëjë me shumë më tepër se thjesht, vlerat e ashtuquajtura që ofrohen sot, nga ata që kanë në dorë pushtetin,” – vazhdoi ai.

Këto janë vetëm disa nga deklaratat kontroverse nga Kirill, së fundmi, në mbështetje të Putinit edhe pse është hasur me rezistencën dhe komentet e shumicës së komunitetit fetar të krishterë në botë, përfshirë dhjetëra priftërinj rusë, të cilët dolën kundër tij dhe pikëpamjeve pro luftës.

Ama, këto deklarata tregojnë qartë se lidhjet e Kirillit shkojnë përtej besimit fetar dhe se, ata mund të vazhdojnë të funksionojnë si një trup i vetëm, i liderit shpirtëror dhe udhëheqësit politik./CNN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kirill: Të mbrojmë atdheun e përbashkët"

Tri javë luftime: Patriarku i Rusisë diskutim me Papën

"Tradhtoi atdheun e saj, para ngjarjes pati një telefonatë…!"

Protestoi kundër luftës, gazetarja ruse akuzohet si spiune britanike


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit