Një person ka humbur jetën pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verbas në Patos, ku mësohet se viktimë ka mbetur një 73 vjeçar.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se i moshuari jetonte së bashku me bashkëshorten, por në momentin kur ra zjarri ka qenë i vetëm.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe zjarrfikësja po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit në banesë.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.