02.04.2022 - 22:02
Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit ku ndodhen dhe 3 HEC-et kryesore në vend.
Liqeni i Fierzës i ka ndjerë më tepër reshjet, pasi niveli i ujit në basen është rritur me 4 metra.
Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, kuota aktuale e liqenit është 263 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar.
Për shkak të shirave që kanë përfshirë veriun dhe gjithë pjesën tjetër të vendit, prurjet e lumenjve në liqen janë rritur duke shkuar në 800 metër kub në sekondë.
HEC-i i Fierzës nuk prodhon energji aktualisht me qëllim ruajtjen e rezervave ujore.