MENU
klinika

"Vuçiç do t’i mbrojë serbët për një kohë të gjatë"

Petkoviç: Kurti të mbajë nervat

05.04.2022 - 12:29

Udhëheqësi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka deklaruarës pas zgjedhjeve presidenciale të 3 prillit në Serbi, është shprehur se kryeministri i Kosovës po tregon nervozizëm serioz pas fitores bindëse të Vuçiçit.

Petkoviç, ndër të tjera në një deklaratë për mediat është shprehur se politika e presidentit të Serbisë, Vuçiç, ku në fokus ka mbrojtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë e Metohi, në zgjedhjet e fundit fitoi legjitimitet të çeliktë dhe mbështetjen e plotë të qytetarëve të Serbisë, prandaj Kurti po shfaq nervozizëm.

Ndër të tjera aika theksuar se kjoka qenë dhe një ndër arsyet kryesore të sulmeve dhe gënjeshtrave të sinkronizuara që nga e diela, që kanë bërë bashkërisht politikanët shqiptarë në Prishtinë në kurriz të Beogradit zyrtar dhe presidentit Vuçiç.

“Ashtu si Kurti sheh disa kërcënime ushtarake nga Serbia, dhe në fakt Kurti është ai që kërcënon gjatë gjithë kohës, Vjosa Osmani sheh tre zgjidhje që gjasme i ka ofruar e ashtuquajtura Kosovë për të mbajtur zgjedhje në krahinë. Por dihet mirë këto janë zgjidhje nga vendet e Quint dhe BE-së dhe ka deklaruar qartë se është përgjegjësia e vetme dhe ekskluzive për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë dhe Metohi në Prishtinë, ndërsa Beogradi ka treguar një qasje konstruktive”, ka thënë Petkoviç.

Ndër të tjera ai shton se është e qartë se Kurti dhe politikanët e tjerë në Prishtinë do të kishin preferuar që “pulat e tyre Ponos dhe Djilas” të fitonin zgjedhjet në Serbi, sepse kjo do t’ua bënte më të lehtë realizimin e interesave të tyre nëse nuk do të kishte serb në Kosovë dhe Metohija.

Sipas tij përderisa në krye të Serbisë është presidenti Aleksandër Vuçiç, serbët në Kosovë dhe Metohi e dinë se do të luftojnë për të drejtat e tyre, sigurinë dhe përparimin ekonomik.