MENU
klinika

Mbante pushkë në shtëpi

Policia arreston 57-vjeçarin nga Mallakastra

04.04.2022 - 12:46

Policia e Mallakastrës ka vendosur në pranga 57-vjeçarin Muharrem Brahimaj, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë të ditur se nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë konstatuar se 57-vjeçari Brahimaj, në banesën e tij në fshatin Kash, kishte një armë zjarri pushkë.

Kësisoj është bërë i mundur arrestimi i tij.

Njoftimi i Policisë:

 

 

Mallakastër

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në pranga edhe një 22-vjeçar në Divjakë për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kash, në banesën e shtetasit M. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier