MENU
klinika

Fier

Policia ndëshkon shoferët e pabindur, mbi 2 mijë gjoba

25.04.2022 - 13:51

Policia e Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet në akset kryesore të qytetit duke ndëshkuar shoferët e pabindur.

Si rezultat 2683 drejtues mjetesh janë proceduar për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari, parakalime të gabuara apo edhe për konsumimin e alkoolit.

Fier

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Janë proceduar administrativisht gjithsej 2683 drejtues mjetesh.

1207 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 200 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 229 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 397 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 124 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 27 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 557 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall