Një tablo 400-vjeçare e shkollës hollandeze, që specialistët e vlerësojnë në miliona dollarë, është zbuluar së fundmi në Australi. Vepra e titulluar “Still life”, për shumë vite u ekpsozua në muzeun e njohur si akademia “Woodford” në Malet blu, në Uellsin e Ri jugor.
Piktura e shekullit të 17-të, nga Epoka e Artë hollandeze u zbulua mes një koleksioni prej 60,000 veprash, pasi ndërtesa dhe fondi i saj iu dhuruan Fondit Kombëtar të Australisë.
“Është një moment i rrallë dhe jashtëzakonisht emocionues,” – tha Julian Bickersteth, koordinator i projektit dhe drejtues pranë Shërbimeve Ndërkombëtare të Ruajtjes.
Piktura, që pasqyron tavolinën mbuluar me një mbulesë të bardhë , ku janë vendosur byrek, arra dhe bukë, si dhe një gotë argjendi dhe enë qelqi.
Piktura i atribuohet Gerrit Willemsz. Heda, djali i piktorit të famshëm hollandez të shekullit të 17-të, Willem Claesz.
Vlera e veprës së artit është në procesin e vlerësimit, por sipas ekpspertëve, mund të vkushtojë miliona dollarë australianë. Veprat e Hedës, zakonisht vlerësohen rreth 4 – 5 milionë dollarë australianë.