MENU
klinika

Përmes një video-mesazhi

Presidenti i Ukrainës do të mbajë fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë

28.04.2022 - 10:56

Të martën e javës në vijim Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensku do të mbajë fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi.

Deri më sot, Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve evropiane me video mesazhe.

Kujtojmë që sot, pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 64-t.

Disa javë më parë, kreu i shtetit të Ukrainës ka biseduar në telefon dhe me kryeministrin Edi Rama.

Sot Zelensky, në fjalimin e tij më të fundit drejtuar kombit të tij, akuzoi ashpër Rusinë për “shantazh energjetik” ndaj Evropës.