MENU
klinika

Erjon Bogdani mbush 45 vjeç

Profesori i futbollit, rekordi kuqezi ende i pathyer

14.04.2022 - 12:56

Erjon Bogdani sot mbushi 45 vjeç, një nga ikonat e Kombëtares shqiptare. Golashënuesi më i mirë në historinë e kuqezinjve, me 18 “rrjeta” në 75 ndeshje. Një jetë e kaluar në Serie A si “kullë” për shokët e tij të skuadrës.

Nga Chievo te Siena ai la kujtime të mira kudo. Është diplomuar për Ekonomi dhe Tregti. Nëse kaloni në sitë komentet nën postimet sociale, apo ndonjë referencë për karrierën e Erjon Bogdanit, të gjithë do të bien dakord sikur të ishin nën ndikimin e diçkaje.

Në bisedat për të nuk ka asnjë diskutim negativ. Ai la kujtime të mira kudo në karrierën e tij dhjetëvjeçare në Serie A, nga Veriu në Jug, nga Toscana në Veneto, duke kaluar nëpër Campania.

erjon bogdani

Bogdani nuk ka qenë asnjëherë një golashënues i madh, nuk i tërhoqi dot skuadrat e tij drejt Europës apo Champions League, por gjithmonë largohej nga fusha pasi kishte dhënë gjithçka. Gjigant nga shtati, 191 cm, peshonte më shumë se 80 kg, sulmues i vështirë për këdo që duhej ta përballonte.

Ai e mbante mirë topin, e nxirrte përpara skuadrën, shënont gola. Këtë e dinë mirë në Verona, në krahun e Chievos dhe Hellas. E dinë mirë ata në Salerno, janë ende të sigurt për këtë edhe në Livorno.

Ai u rrit në një mënyrë të vetëdijshme për botën, për atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, se si të ecë në rrugën e tij me elegancë, por edhe për t’i ndjekur ëndrrat. Babai i tij ishte profesor i matematikës, nëna jepte mësime historie.

Ata donin të ardhmen më të mirë të mundshme për të, në një Tiranë që nuk ishte e lehtë të rriteshe. Prindërit e Bogdanit e nxitën menjëherë për një diplomë, diçka që në një vend si Shqipëria e viteve ’90 mund të ishte shpëtimi kryesor.

Ai i dëgjon, e mban mendjen te librat dhe zemrën te topi. Ai u rrit te Partizani që në moshën 10-vjeçare, ndoqi shkollën i detyruar, duke kapur edhe mundësinë për të studiuar në universitet. Ai dëshironte të bënte gjithçka, sepse donte të kishte gjithçka.

Nuk dëshironte t’i linte asgjë rastësisë, mendonte për veten dhe dëshirat e tij, por edhe ato të të atit, i cili me butësi dhe vendosmëri e shtyu për diplomim. Erjon Bogdani tregoi sesi i duhej të ndërmjetësonte mes dy botëve, të cilat vështirë, me disa përjashtime për të konfirmuar rregullin, takohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN