MENU
klinika

Jua priste mendja?

Projekti që do të bëjë bashkë Borën dhe Donaldin

15.04.2022 - 11:34

Kaq shumë kanë dëshiruar fansat e tyre t’i shohin bashkë, saqë s’dimë nëse për hir të fansave, famës, apo të dashurisë për njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë vendosur të bashkëpunojnë.

Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se çifti po “ribashkohet” për të sjellë një këngë, teksa janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës së fundmi.

Donaldi po e merr seriozisht muzikën, ndërsa Bora po i rikthehet pasionit të vjetër.

Rikujtojmë se së shpejti, Bora dhe Donaldi do të jenë gjithashtu kolegë pasi do të punojnë të dy në televizionin “Top Channel”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

I zënë “grackë” nga emisioni “Ndryshe” i transmetuar në Top Albania Radio, Donaldi e zbuloi më në fund se shumë shpejt vjen programi i cili do të fillojë transmetimin në Top Channel.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana, mes të tjerave, është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në kurth’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonatë nga gazetarja e emisionit. Gazetarja i tregon pak a shumë idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë.

Aktori u shpreh se i pëlqen tej mase ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.

Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni.

“Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”, u shpreh Donaldi

“Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, i tha gazetarja.

“Vjen shumë shpejt në Top Channel”, konfirmoi Donaldi.

Kështu ai ka bërë me dije se emisioni i tyre nuk është pezulluar dhe do transmetohet shumë shpejt në ekran.