MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse diabetikët duhet të konsumojnë më shumë patëllxhanë?

04.04.2022 - 12:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse diabetikët duhet të konsumojnë më shumë patëllxhanë?

Mjeku: Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë zgjedhje të kufizuara ushqimore. Në veçanti, ata duhet të kufizojnë sasinë e karbohidrateve. Sipas të dhënave patëllxhani është një nga ushqimet më të mira për diabetikët sepse përmban pak karbohidrate. Me lëngun e tij, mund të përgatisni një pije krejt natyrale për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, duhet të konsumoni më shumë perime që përmbajnë sasi të kufizuara niseshteje por shumë yndyrna të shëndetshme dhe proteina. Nëse diabetikët nuk heqin dorë nga karbohidratet, duhet të paktën të konsumojnë ato ushqime që janë të pasura edhe me fibër.

Diabetikët duhet të konsumojnë më shumë patëllxhanë

Patëllxhani është një perime që ka pak karbohidrate por shumë fibër. Kjo perime gatuhet lehtë dhe përfshihet në shumë receta interesante. Patëllxhani është një perime që përmban pak kalori dhe asnjë gjurmë kolesteroli. Sipas të dhënave ai nuk përmban kripë dhe nuk e rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Patëllxhani është i mbushur me antioksidantë dhe është efikas në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e ndryshme. Patëllxhani përmban kalium, një mineral esencial që parandalon isheminë dhe ngritjen e tensionit të gjakut. Patëllxhani është një zëvëndësues ideal i mishit në regjimet vegjetariane. Ai ka aftësinë të forcojë kockat, parandalojë osteoporozën, reduktojë simptomat e anemisë, fuqizojë funksionet e trurit, përmirësojë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojë me rënien në peshë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.