MENU
klinika

Zbardhet vendimi i gjykatës

Pse njihet Komisioni i Rithemelimit të Berishës?

06.04.2022 - 10:59

Zbardhet vendimi i gjykatës, ja pse njihet Komisioni i Rithemelimit të Berishës.

“Gjykata sqaron që verifikimi i legjitimimit të palëve në përputhje me nenin 176 të Kodit të Procedurës Civile është detyrim thelbësor i proceduesit civil. Në përmbushje të këtij detyrimit, Gjykata pasi kreu verifikimin e aspektit formal të akteve të përfaqësimit, duke i gjetur ato të rregullta dhe në përputhje me ligjin procedural.”, thuhet ne vendim.

Një tjetër argument në vendimin e gjykatës thuhet se: “Për shkak se në secilin mbi 4200 formularët e kërkesave të depozituara për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nënshkruesit e identifikonin veten përveçse me gjeneralitetet përkatëse, edhe me funksionin me të cilin mbanin në strukturat e PD. Gjykata verifikoi në radhë të parë secilin nga pozicionet e nënshkruesve, përfshihej në listën e funksioneve që përbëjnë Kuvendin Kombëtar të PD. Gjykata verifikoi edhe nëse shtetasit nënshkrues të thirrjes së Kuvendit Kombëtar përfshiheshin në listën emërore të funksionareve të PDSH, të cilët në momentin e thirrjes së tij përbënin listën e Kuvendit kombëtar. Për këtë qëllim gjykata pasi administroi provat shkresore, vrenjti se listat bashkëngjitur këtyre dokumenteve përbëjnë listën e plotë zyrtare të deklaruar të shtetasve, të cilët përbënin Kuvendit Kombëtar të PD në momentin e thërritjes së tij nga anëtarësia.”

Për sa më sipër Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendit Kombëtar i PD-së, është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një anëtarësh/delegatësh, më i madh se ¼ i numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kreu i PD, takime me demokratët në degët e Tiranës

Pas dorëheqjes, Basha hap zyrë shumë pranë selisë blu