MENU
klinika

Studimi do t'ju bindë

Pse nuk duhet të pini kurrë duhan brenda në shtëpi?

12.04.2022 - 17:31

Sipas një studimi të kohëve të fundit lëndët kanceroze të duhanit mbeten në ambjentet e shtëpive tuaja për më shumë se 6 muaj. Edhe nëse hiqni dorë nga duhani, por e keni pirë atë brenda shtëpisë tuaj më parë, lëndët e dëmshme mbeten sërish atje, në divane, mure dhe tapete. Edhe njerëzit e tjerë që banojnë në atë shtëpi, qofshin ish-duhanpirës apo që nuk e kanë pirë asnjëherë duhanin, do të kenë rritje të nivelit të lëndëve të dëmshme.

Profesor Matt dhe kolegët e tij studiuan 90 duhanpirës të cilët ishin gati të hiqnin dorë prej duhanit.

Në harkun kohor të 6 muajve, kërkuesit vizituan në mënyrë të vazhdueshme shtëpitë e ish duhanpirësve.

Ata morën mostra nga muret, dyert, pluhuri në dysheme, urina dhe nga duart e banorëve të shtëpisë.

Gjatë analizës së këtyre mostrave, ata kërkuan për prani të ndonjë kimikati që ka lidhje me duhanin, si nikotina, kotinina, dhe për lëndën që njihet si shkaktar i mundshëm i kancerit të mushkërive, NNK.

Nga 90 persona që ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga duhani, vetëm 80% ia dolën, në sipërfaqet e banesave të tyre dhe në gishtat e tyre u vu re një ulje e ndjeshme e sasisë së nikotinës.

Ajo çka ishte më shqetësuese ishte zbulimi se sasia e nikotines dhe NNK në pluhurin e dyshemesë mbeti e njejtë për 6 muaj .

Dr Matt tha se lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë për të përmirësuar shëndetin tuaj, nëse kjo gjë është e vështirë për duhanpirësit, të paktën hiqni dorë nga pirja e tij në ambientet e shtëpisë ose ambiente të mbyllura pasi dëmi që i shkaktoni vetes dhe të tjerëve rreth jush është shumë i madh.