MENU
klinika

Miqtë më të mirë!

Pse nuk duhet t’u bërtisni katërputroshëve?

11.04.2022 - 11:30

Për hulumtimin, qentë u ndanë në dy grupe, ku njëri prej grupeve u trajnua në mënyrë agresive dhe grupi tjetër u trajnua me shpërblime.

Trajnimi i qenit tuaj mund të jetë pak stresues, veçanërisht kur miku juaj katërputrosh e ka të vështirë të kuptojë se çfarë ju dëshironi. E ndërsa të bëhesh i paduruar është normale, një studim i ri tregon se të bërtiturit ndaj kafshës shtëpiake dhe kërcitja e zinxhirëve mund të mos jetë përgjigjia e duhur dhe do të rezultojë në disa efekte negative për ta në të ardhmen.

Studimi trevjeçar mori parasysh efektet pozitive dhe negative të 92 qenve nga trajnimi në Portugali. Për hulumtimin, qentë u ndanë në dy grupe, ku njëri prej grupeve u trajnua në mënyrë agresive, duke përdorur jakë mbytjeje, dhe grupi tjetër u trajnua me shpërblime në formën e ëmbëlsirave.

Pas trajnimit, qentë iu nënshtruan një sërë testesh stresi, duke treguar se ka stres afatgjatë për qentë e stërvitur në mënyrë agresive, madje duke shkaktuar edhe depresion klinik. Grupi i parë iu afrua enëve me ushqim më ngadalë, pasi aftësitë e tyre njohëse dukeshin të prekura, duke shfaqur sjellje të lidhura me stresin pasi u kontrollua nëse dukeshin të tensionuar ose të relaksuar.
Marc Bekoff, një biolog evolucionar në Universitetin e Kolorados, thotë se trajnimi i ndëshkimit “mund të duket se funksionon në afat të shkurtër … por këto metoda mund të kenë pasoja negative në të ardhmen”, duke shtuar se këta qen jetojnë në “stres të përhershëm”.