MENU
klinika

Paralizohet Greqia

Punonjësit, studentët dhe pensionistët në grevë

06.04.2022 - 13:42

Në Greqi këtë të mërkurë u ndal përkohësisht transporti publik në Athinë dhe shërbimet shtetërore mbetën të mbyllura ndërsa punëtorët u larguan nga puna në një grevë të përgjithshme 24-orëshe për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve.

Mediat bëjnë me dije se greva e nisur mëngjesin e sotëm ka lënë pezull tragetet që lëvizin nga ishujt grekë të lidhur në port dhe la Athinën pa metro, tramvaj apo hekurudhë periferike, ndërsa autobusët do të lëviznin për 12 orë nga ora 9 e mëngjesit.

Spitalet shtetërore po trajtonin rastet e urgjencës vetëm pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor iu bashkuan grevës, të thirrur nga dy sindikatat kryesore për punonjësit e sektorit publik dhe privat, duke kërkuar rritje pagash dhe masa për të trajtuar rritjen e çmimeve.

Disa demonstrata ishin planifikuar në qendër të Athinës dhe qytete të tjera kryesore.

Për 14 vitet e fundit, punëtorët kanë mbajtur barrën e një krize të thellë që preku të ardhurat dhe jetën e të gjithëve,” ka thënë sindikata e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, e njohur me shkurtesën e saj GSEE, duke iu referuar krizës financiare greke. filloi në fund të vitit 2009 dhe e la vendin të varur nga paketat e shpëtimit ndërkombëtar për një dekadë.

Ndërkohë Greqia ka parë rritje të çmimeve, veçanërisht në energjinë dhe mallra të caktuara supermarketesh, si mielli, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi