MENU
klinika

“Butrinti si modelet ndërkombëtare”

Rama: Do të ketë aktivitete ekonomike! Fitimet nuk do t’i çojmë në Amerikë…

28.04.2022 - 11:51

Kryeministri Edi Rama pranon se në Parkun Arkeologjik të Butrintit do të zhvillohet aktivitet ekonomik. Nga Foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë deklaroi se fitimet nga këto aktivitete, do të shkojnë për këtë sit arkeologjik, dhe nuk do të dërgohen në Amerikë.

Sipas Ramës, marrëveshja për Butrintin synon që ta bëjë këtë park arkeologjik sipas modeleve më të mira ndërkombëtare.

“Për ju bari dhe restoranti është e vetmja mënyrë e konvertimit të politikës në para. E mbushët Tiranën me kioska. Jeni të njëjtët mo. Pavarësisht se disa prej jush nuk kishit lindur. U futët në këtë kope, mbaroi ajo punë. Ju kioskën e keni në kokë. Keni moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë. Nuk keni asnjë dallim ju. Parku i Butrintit, sot, falë punës tonë, marrëveshjes që kemi bërë ne, ky është një hap i yni. Gjatë mbretërimit të dytë të të vdekurit ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vazhduar të ecë puna në Butrint e atyre marrëveshjeve. Të cilat kontribuojnë në këtë vend. Patjetër që Butrinti do ketë aktivitete fitimprurëse. Për çfarë parashikohet se do përdoren fitimet. Do përdoren fitimet për Butrintin, dhe nuk do çohen në Amerikë. Nuk do jetë si parku Rinia. Ju keni model vetëm Parkun Rinia si model. Parku i Butrintit do bëhet kështu siç themi ne .E para sepse ne e dimë se çfarë bëjmë.

Ju nuk dini se çfarë flisni. Partneri ynë është fondacioni shqiptaro amerikan. Nëse keni problem me këtë fondacion, është problemi juaj. Fondacioni shqiptaro amerikan nuk jep kredi. Kërkon vetëm partneritetin. Ata investojnë, ne investojmë sëbashku. Ndërkohë që në Butrint, po kalohet në modelin e administrimit të parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Kështu administrohen parqet në botën e zhvilluar. Kjo është punuar me ekspertë ndërkombëtarë që e dinë mirë këtë fushë. Butrinti të jetë një park kombëtar i cili të vazhdojë të rrisë fuqinë e vetë atraktive, të vazhdojë të zhvillohet, në sensin e vijimit të kërkimeve arkeologjike. Të vazhdojë të shërbejë si hapësirë dije nga ata që janë më me eksperiencë tek të rinjtë. Për këtë arsye dhe vepra të tjera, ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje. Jemi falenderues për Fondacionin shqiptaro amerikan. E kemi kërkuar ne. Ne ulemi, bëjmë diskutime të përvitshme” – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN