MENU
klinika

“Vendim i konsoliduar”

Rama e konfirmon: Presidenti i ri nuk do të jetë nga grupi i PS

27.04.2022 - 20:12

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e PS.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama respektoi edhe ezanin duke heshtur për pak sekonda. Ai u shpreh se është një vendim i konsoliduar dhe dakortësuar se presidenti i ri nuk do teë jetë nga Grupi Parlamentar i PS.

“Nuk e kuptoj se çdo me thënë të votuarit. Ne kemi bërë propozimet. Ajo çka kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e kryesisë është një vendim i konsoliduar, është se kandidati/tja nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS”, u shpreh ai.