MENU
klinika

Pas protestave në Vlorë

Rama publikon pamjet 3D të “Sheshit të Flamurit”

08.04.2022 - 09:50

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot projektin e “Sheshit të Flamurit” për të uruar një ditë të mbarë! Duke iu përgjigjur kritikave dhe kundërshtive për këtë projekt, Rama shkruan se do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë.

POSTIMI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😊
dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo🤣) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të “tempullit” hijezues, ju uroj një ditë të mbarë🙏