MENU
klinika

Negociatat

Rama: S’do presim Bullgarinë. Do negociojmë për t’u veçuar!

09.04.2022 - 18:38

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse Shqipëria edhe këtë herë do të marrë jo nga Bashkimi Evropian atëherë do të ndryshojë kurs.

Rama tha se do kërkojë dhe do të fillojë puna diplomatike “derë me derë” që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, sa i përket negociatave të BE.
Kreu i qeverisë është shprehur se Shqipëria nuk mund të presë më Bullgarinë që ti jap “ok” Maqedonisë së Veriut.

“Duhet të krijojmë vende punë për kanabisin për qëllime mjekësore dhe jo vetjake. Vitin tjetër do ti pyesim shqiptarët a e doni për përdorim vetjak se e ka bërë treçereku i vendeve të botës. Kush thotë jo të mobilizohet.
E kështu deri tek Ballkani i Hapur, që është një vision ekonomik, vision sigurie dhe kujdesje për të gjithë ata që përej vitesh eksportojnë në vendet e ballkanit dhe deri tek ndarja nga Maqedonia e Veriut në rast se përsëri Komisioni Europian, Këshilli Europian do të thotë “jo”. Nëse do thonë jo edhe kësaj radhe se do prisni Bullgarinë, ne do të ndryshojmë komplet kursin e politikës sonë së jashtme dhe do shkojmë der më derë e do u themi “nuk duam më të jemi bashkë me ta dhe nuk duam më të presim Bullgarinë”. Edhe ata na mirëkuptojnë se në fund të fundit të hyjë Shqipëria është një lumturi dhe për shqiptarët në Maqedoni, të hyjë Shqipëria është ndihmon e ata” tha ai ndër të tjera.