MENU
klinika

La Liga, java 34

Real feston titullin me “poker”, rekord i Ancelottit

30.04.2022 - 18:14

Real Madrid është shpallur matematikisht kampion në La Liga pas javës 34, i 35-i në historinë e klubit Los Blancos. Madrilenët fituan sot në fushën e tyre 4-0 ndaj Espanyol. Me suksesin e sotëm, Carlo Ancelotti bëhet trajneri i pari që fiton titujt në 5 ligat kryesore në Evropë (Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe Spanjë).

Pjesa e parë do vendosej nga një dopietë e Rodrygo. Sulmuesi do zhbllokonte sfidën pas gjysmë ore lojë, ndërsa pak përpara vërshëllimët së arbitrit për t’i çuar lojtarët në dhomat e zhveshjen, realizon të dytin.

Edhe pjesa e dytë do niste ashtu siç mbaroi e para. Los Blancos “tundën rrjetën” me Asension, në të 55-tën, pas një asisti të Camavingas. 10 minuta nga fundi, nuk mund të mungonte Benzeman, i cili do ishte “qershia mbi tortë”.

Djemtë e Ancelottit kanë bërë një sezon fenomenal, ku pas 34 ndeshjesh ka grumbulluar një numër prej 81 pikësh. Espanyol është i 13-i, që luajti pa Keidi Baren, i cili ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës