MENU
klinika

“Nuk e bullizuam mjaftueshëm”

Revoltohet Beatrix Ramosaj: Jam më e fortë se sa mendoni

07.04.2022 - 10:21

Beatrix Ramosaj shpërdau ditën e sotme një frazë që e pati përdorur për Bora Zemanin dhe Donald Veshaj kur shkëmbyen puthjen brenda Big Brother VIP. “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”, shkroi Trixa duke iu referuar komentit që bëri në postimin e moderatores.

Shumë ndjekës e kanë parë këtë postim si një mënyrë për të promovuar këngën e re ndërsa të tjerë si një thumb për Borën dhe Donaldin. Ndjekësit nisën ta “kryqëzojnë” duke e kritikuar se po përdor një koment, për të cilin është kritikuar shumë, për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.

“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”, ka shkruar një ndjekëse në Twitter ndërsa këngëtarja i është përgjigjur: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë se sa mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E njohim të gjithë si Beatrix!

Si e ka emrin e vërtetë këngëtarja?

“Nuk jam si ti”, apo “As unë si ti”

Ç’ndodhi mes Borës dhe Beatrixës?