30.04.2022 - 14:01
Ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën e Cristiano Ronaldos pasi ai humbi djalin e porsalindur, por siç është shprehur edhe vetë ylli i futbollit është mirënjohës për ardhjen në jetë të vajzës.
Numri 7 i Manchester United ka publikuar në Instagram foton e parë vetëm me të bijën ku shfaqen në një moment shumë special. Ronaldo shihet pa bluzë teksa mban në krahë të voglën dhe e sheh me shumë dashuri. Krah fotos bardhezi ai shkroi: “Dashuri e përjetshme”.
Kjo foto e asit portugez vjen pak pasi ai poston një portret familjar ku shihej me Georginas dhe të gjithë fëmijët. Vlen të theksohet se çifti nuk e ka zbuluar ende se si e kanë quajtur të bijën.
View this post on Instagram
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shtohen fjalët për dyshen e ëndërave