MENU
klinika

Humbi të birin, binjakun

Ronaldo poston foton me vajzën e porsalindur: Mirënjohës!

21.04.2022 - 22:34

Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo po përpiqet të kalojë tragjedinë familjare kur njëri prej binjakëve të sapolindur ndërroi jetë. Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit me Manchester United, me klubin që i dha pushim.

Sot, sulmuesi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket me familjen e tij dhe nuk mungon as vajza e tij, e cila arriti të mbijetojë.

“Shtëpi e ëmbla shtepi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë” – shkruajti ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Motra e Ronaldos falenderon tifozët e Liverpool

“Faleminderit për atë që bëtë, nuk do ta harrojmë”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin