MENU
klinika

Merreni seriozisht...

Sa pinguinë ka Antarktida???

10.04.2022 - 13:50

        Nuk është një pyetje, thjesht për kuriozitet. Në të vërtetë, meriton gjithë vëmendjen e duhur. Një organizatë britanike për mbrojtjen e pinguinëve po kërkon punonjës, të cilët do të kalojnë pesë muaj në Antarktidë, për të mirëmbajtur zyrën kërkimore dhe shkencore më të izoluar në botë.

Ekipi do të mbajë bazën “Port Lockroy” dhe do të jetë përgjegjës për numërimin e pinguinëve, megjithëse, kushtet e punës përmendin edhe mungesën e ujit të rrjedhshëm.

Adelie penguins (Pygoscelis adeliae) diving off iceberg, Antarctica, January

Organizata e Trashëgimisë së Antarktidës në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se zakonisht, merr qindra aplikime për këtë punë.

Kjo është hera e parë që faqja do të hapet për publikun, pas pandemisë.

Organizata, me bazën në Kembrixh, zakonisht kërkon çdo vit punonjës sezonalë, për në Antarktidë. Ata janë përgjegjës për ruajtjen e ndërtesave dhe objekteve historike.

Aplikantët e suksesshëm do të qëndrojnë në ishullin Goudier, në Gadishullin Antarktik, nën shoqërinë e kolonisë së pinguinëve Gentoo.

“Port Lockroy” ishte baza e parë e përhershme britanike, që u krijua në gadishullin Antarktik, funksionale fillimisht, nga viti 1944 deri më 1962. Megjithatë, nga viti 2006, zyra ka shërbyer edhe për punë kërkimore, apo muze.

Kandidatëve u kërkohet të kenë aftësi të mira fizike, ndërgjegjësim mjedisor dhe njohuri për jetesën me ndikim minimal në mjedis.

Ata do të drejtojnë zyrën, që shërben edhe për pritjen e turistëve, si dhe të kryejnë numërimin e pinguinëve, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur koloninë e pinguinëve Gentoo. Ekipi do të kujdeset gjithashtu, për artefaktet dhe muzeun brenda shtëpisë “Bransfield”.

Vendi nuk ka pasur asnjë vizitor për më shumë se dy vjet, për shkak të kufizimeve nga kovid-19, kur zakonisht mirëpret rreth 18,000 turistë, nga nëntori deri në muajin mars, periudhë kur është edhe sezoni veror i Antarktidës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Katër herë më i madh se qyteti i New York

Një ajsberg gjigant është ndarë nga Antarktida

Epoka para akullnajave

Harta parahistorike moderne?


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen