MENU
klinika

Ky personazh i njohur është kumbari

Sardi Shehu zbulon kuptimin e emrit të djalit të tij

08.04.2022 - 10:41

Pak muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Zais Denzel Shehu. Emri padyshim mori shumë vëmendje dhe zgjoi kuriozitet se çfarë kuptimi ka.

Por, në fakt duket të jetë një zgjedhje krejt e rastësishme e çiftit që ka patur dëshirë që t’i vendosë të voglit një emër të veçantë. Në një intervistë për “Ditë e re” në RTV Ora, Sardi tha se Zays është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia. Modeli që jeton në Australi, është një nga personazhet më të diskutuar, jo vetëm për setet e ndryshme fotografike, por më së shumti për eksperiencat dhe takimet me yje ndërkombëtarë, si Beyonce, Jay Z, Rihana e shumë të tjerë.

Atëherë nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë: Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse babi Sardi, mami Jonisa, imagjino djali duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternative, por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë. Alesio i vuri Denzel, emrin e pagëzimit. Ne kishim qejf Zayn, pastaj Zays. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zays dhe ishte unikë.  Djali më ngjan mua.”-tha Sardi.

Pak kohë më parë, Sardi tregoi se i është dashur të largohet nga Shqipëria që kur djali i tij ishte vetëm 11 ditësh për shkak të punës. Ai e përshkroi si shumë të vështirë ndarjen nga i biri për një muaj pasi udhëtoi drejt Australisë por shtoi se Jonisa e ka ndihmuar shumë. “Sa të rritet edhe pak djalë, edhe do i marrë edhe ata me vete”– tha sot artisti sa i përket udhëtimeve të punës që janë të shpeshta.

Gjithë bota mu shemb para tij”– kështu e ka përshkuar Sardi momentin kur mori të birin në krah, duke thënë se ishte ndjesia më e veçantë që e kuptoi vetëm kur e provoi. Sardi është shumë hermetik rreth jetës private dhe nuk preferon të ndajë foto nga jeta e tij personale në rrjetet sociale që dominohen nga postime për punën. E vetmja foto që Dj ka ndarë me ndjekësit në Instagram ka qenë ajo kur Zais erdhi në jetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të dua dhe pse s’të kam takuar”

Dj Sardi konfirmon se do bëhet baba me fotot më të ëmbla