MENU
klinika

Telashe të tjera për Roman Abramovich

Sekuestrohen 12 asete të pronarit të Chelseas

13.04.2022 - 17:13

Vazhdojnë të jenë të sekuestruara pronat e Roman Abramovich për shkak të lidhjeve të tija me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Pronari i Chelsea-t, i cili po merr pjesë në bisedat për paqen, duhet të bëjë llogaritë tani me sanksione të reja që kanë ardhur nga Franca, që i ka bllokuar 20 miliardë sterlina mes parave dhe pasurive të patundshme.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Parisit, që ka bllokuar 20 prona të oligarkut rus, duke i hequr mundësinë që t’i shesë ose t’i japë me qira. Një listë që përfshin “shtëpi, jahte dhe helikopterë”, për një shumë marramendëse mbi 25 miliardë euro.

Janë 33 në total pronat që i janë bllokuar oligarkëve rusë, si pjesë e programit kundër Moskës, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Në këto përfshihet vila e pronarit të Chelsea-t në Cap d’Antibe, “Chateau de la Croe”, dhe një resort afër Cannes, që kohë më parë ka qenë rezidenca verore e Dukës dhe Dukeshës së Windsor.

Abramovich ka shpenzuar 30 milionë sterlina për të restauruar kështjellën dhe tani përllogaritet që ndërtesa të vlejë të paktën trefishin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN