MENU
klinika

Pamjet e rënda... që nuk duhen harruar

Shkodra në revoltën më të madhe antikomunsite

03.04.2022 - 08:59

        Ngjarja që tronditi Shkodrën, u regjistrua 31 vite më parë. Më 2 prill 1991, kryeqendra e Shqipërisë veriore do të bënte historinë me… masakrën e fundit të komunizmit në vend.

Gazeta “Panorama” riboton këto pamje nga data 2 prill 1991, të protestës masive në Shkodër, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm.

Ato janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili, nuk jeton më, por djemtë e tij, pasardhës në këtë profesion, i përcjellin për publikun.

Gjatë protestës para Komitetit Qendror të PPSH-së në Shkodër

“Ditën e sotme, këto fotografi të rralla do të jenë të ekspozuara në ambientet e Këshillit të Qarkut në Shkodër. Ky 2 prill shënon 25-vjetorin nga ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Në këto fotografi tregohen qartë e me detaje, se çfarë ndodhi më 2 prill, në qytetin e Shkodrës. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.

Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas, dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Makina të djegura, tym i zi që shpërthente nga disa anë të qendrës së Shkodrës e protestues të panumërt të mbledhur në shesh dhe që ngrinin dy gishtat lart.”

Pas kaq vitesh, këto fotografi dalin në dritë si pjesë e historisë së viteve të para të demokracisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit