“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si diagnostikohet talasemia?
Mjeku: -Shenjat dhe simptomat (nga ankesat e pacientëve në simptomat si zbehje, mosshtim në peshë).
-Ekzaminimi fizik (splenomegali, ikter, etj).
-Historia familjare pozitive për talasemi.
-Diagnoza prenatale: bëhet zakonisht nga vilet koriale në javën e 10-12 të shtatzënisë. ADN fetale mund të merren nga amniocitet në javën 15-17 të shtatzënisë.
-Për çdo pacient të dyshuar, bëhet në radhë të parë numërimi i plotë elektronik i qelizave të gjakut.
-Të gjithë parametrat eritrocitare kanë rëndësi në vlerësimin e gjendjes.
-Testi i parë diagnostik është elektroforeza e hemoglobinës, ku maten fraksionet e Hb.
-Matet ferritina serike, kapaciteti total lidhës i hekurit, hekuri serik dhe folatet eritrocitare për të përjashtuar anemitë e tjera mikrocitare.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.