MENU
klinika

Zarf anonim me tre emra

Si mazhoranca do të përzgjedhë kandidatët për Kreun e Shtetit

14.04.2022 - 14:29

“Formula” si do të bëhet propozimi nga mazhoranca për emrin e Presidentit të ri të Republikës.

Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga nisja e procedurave parlamentare, Grupi i PS do të mblidhet ditën e martë për të bërë edhe propozimet konkrete.

Por si do të propozohen emrat?

Ditën e martë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, se cili deputet do të depozitojë një zarf me tre emra. Zarfi do të jetë anonim, pa emër deputetit.

Më pas një grup prej tre deputetësh, konkretisht kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve.

Ne mbajtjen e Kongresit te PS edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se i ka gati 3 emrat të cilat do t’ia propozojë Kryeministrit Edi Rama për Presidentin e ri të Republikës.

Çfare deklaroi Rama për presidentin e ri?

Pas mbledhjes së asamblesë pak dite me parë, Kryeministri Rama ishte shumë i qartë në vendimin që do të ndërmarrë PS për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

“Ne kemi nisur një proces. Ka një skuadër të mandatuar nga kryesia e PS për të hapur një kanal komunikimi me forca dhe grupe në Kuvend që përfaqësojnë anën tjetër. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS I ka votat për ta zgjedhur vetë presidentin dhe nuk varët nga votat e tjerëve, dhe kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektrezolutat që u votuan sot në Kuvend

Rrëzohen dy dekretet e Metës me ndihmën e votave të opozitës

Meta: Qeveria e mikut tim Edi, 38 shkelje

“Kurrë mos e besoni që kam shkelur Kushtetutën”