MENU
klinika

Disa këshilla

Si të lehtësoni stresin që vjen nga rrjetet sociale

29.04.2022 - 16:14

Një nga betejat më të shpeshta mes të rinjve është marrëdhënia e tyre me median dixhitale. Duke qenë se me siguri këtë po e lexoni nga një ekran, ka gjasa që ta kuptoni për çfarë e kemi fjalën.

Shumë prej nesh kanë dëgjuar për studime dhe prova mbi rrjetet sociale dhe përdorimin e ekraneve. Të dyja shpesh janë krijuar për të na bërë të varur, në mënyrë që ne të qëndrojmë në këto platforma më gjatë. Sabrina, një studente, tha:

“Kam vënë re efektet e mediave sociale dhe teknologjisë në jetën time. Brezi im posaçërisht vlerëson dhe lavdëron gratë jashtëzakonisht, jashtëzakonisht të dobëta deri në një pikë jo të shëndetshme. Çdo femër që njoh ka një çrregullim të të menduarit që lidhet me peshën, ushqimin dhe imazhin e trupit. ‘Pesha (e tyre) ideale’ nuk është e shëndetshme, por shumë vajza po marrin masa ekstreme për të arritur këtë qëllim”.

Camille ndau një sfidë tjetër me internetin dhe mediat sociale:

“Ne jemi të bombarduar me stimuj. Pa kuptuar, po na merret koha dhe energjia jonë. Gjetja e një mënyre për të shfrytëzuar atë që është e mirë për internetin dhe opsionet dixhitale, por duke lënë pas zhurmën dhe natyrën e saj të tepruar, është një sfidë e madhe për të rinjtë.”

E megjithatë, ekranet dhe mediat sociale e kanë transformuar shoqërinë në mënyra pozitive. Për shembull, njerëzit nga Dubai, Brazili, Florida dhe Rhode Island mund të jenë të gjithë së bashku në të njëjtën video-konferencë, të kenë biseda domethënëse me njëri-tjetrin dhe të mësojnë në mënyra që një libër nuk mund t’i ofrojë. Nipërit dhe mbesat mund të lidhen me gjyshërit përtej oqeaneve. Historitë dhe dijet mund të komunikohen fuqishëm përmes një filmi. Është e qartë se ekranet dhe mediat sociale mund të jenë mjete që e bëjnë jetën më të mirë. Sfida është shmangia e elementeve që e përkeqësojnë atë.

Si me të gjitha mjetet, ne i mbajmë ato që na ndihmojnë dhe i lëmë ato që nuk na ndihmojnë.

Ndërsa nuk ka pasur shumë kërkime mbi efektet e trajnimit të ndërgjegjësimit në varësisë nga mediat sociale, një provë e kontrolluar e rastësishme vlerësoi efektet e aplikacionit Headspace, së bashku me vetë-monitorimin e përdorimit të mediave sociale dhe ndjekjen e humorit. Studimi tregoi përmirësime të rëndësishme në shkallën e shpërqendrimit, për ata që vëzhgonin kohën para ekranit dhe përpiqeshin ta mbanin atë në kontroll.

Me këto mjete të fuqishme dixhitale, ka shumë mundësi për të përdorur vetëdijen për mendimet, emocionet dhe ndjesitë tona, duke shfrytëzuar atë që trupi dhe mendja jonë po na thonë për një mjet. Më pas mund të përdorim kontrollin e vëmendjes për ta sjellë mendjen tonë atje ku është më e dobishme të jemi, ndërsa kujdesemi për mirëqenien tonë emocionale.

Thënë këto, nëse duam të ndryshojmë për mirë, e kemi vetë në dorë. Mënyra si i shfrytëzojmë ne rrjetet sociale, tregon shumë për mënyrën se si ato “do të na shfrytëzojnë” ne.

Burimi: Psychology Today

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë na e vodhi... modernizimi!

A ju kujtohet ”Epoka Para Teknologjisë”?