Është shumë e vështirë t’i mbani mend të gjitha gjërat që i keni lexuar dhe mësuar, por padyshim që është e mundshme. A mbani mend atë se çfarë keni mësuar në shkollë? Shumica nuk e mbajnë mend, dhe arsyeja prapa kësaj është se e kemi ushtruar trurin t’i mbajmë mend gjërat vetëm përkohësisht.
Bëhuni pozitiv/e
Kur jeni të shqetësuar apo stresuar, keni tendenca t’i harroni gjërat më lehtë. Mund të keni mësuar shumë, por e keni harruar një temë të tërë. E frikshme, apo jo?
Është e rëndësishme t’i qëndroni besnik vullnetit për t’i mbajtur mend gjërat dhe ta ushtroni mendjen të qëndroj e qetësuar në çdo situatë.
Bëni gjumë të mirë
Nuk ka ndonjë dallim nëse qëndroni natën zgjuar dhe mësoni, pasi që mungesa e gjumit e rritë nivelin e shqetësimit dhe stresit, e kjo bën që t’i harroni të gjitha gjatë testit.
Theksoni gjërat e rëndësishme
Bëjeni një listë, apo theksoni mësimet më të rëndësishme.
Kjo do t’ju ndihmoj t’i rikujtoni më lehtë gjërat në provime dhe teste.
Gjithashtu, shënoni edhe gabimet që i bëni, pasi që kjo do t’ju rikujtoj të mos i përsëritni ato.
Parafytyroni gjërat
Është fakt që më lehtë i mbani mend gjërat kur i shihni. Prandaj, përpiquni t’i parafytyroni gjërat që i lexoni.