MENU
klinika

Volejboll Femra

Skënderbeu fiton serinë e parë të finaleve, korçaret 36 vjet pa titull

28.04.2022 - 22:00

Volejbolli i femrave nisi sot serinë e finaleve të kampionatit kombëtar, me ndeshjen e parë ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës, të cilat janë dy ekipet më të mira të këtij edicioni. Ky duel i zhvilluar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vajzave bardhekuqe.

Korçaret e mbyllën kampionatin në vend të parë, ndërsa më pas në “play off” eliminuan Partizanin. Ndërsa Tirana u klasifikua në vend të dytë në sezonin e rregullt, për të kaluar më pas në “play off” Barletin.

Kryeqytetaset dhe korçaret janë përballur këtë sezon edhe dy herë të tjera në finale. Fillimisht në Ligën Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti”, event që pa të triumfonte skuadrën juglindore. Por vetëm disa ditë më vonë, Tirana u hakmor duke i mposhtur korçaret në Kupën e Shqipërisë.

Të dy ekipet kanë objektiva të qartë dhe kërkojnë trofeun.  Në aktin e parë që u mbajt sot në orën 19:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, pati një atmosferë elektizuese.

Skënderbeu ka pasur një mbështetje të zjarrtë nga publiku korçar në ndeshjet e këtij sezoni, me mijëra tifozë që kanë mbushur shkallët e pallatit të sportit. Në Korçë mungon titulli kampion që prej vitit të largët 1986. Ndërsa suksesi i fundit i Tiranës daton në sezonin 2012-2013.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon