MENU
klinika

Nga veto e Bullgarisë dhe mbështetja e SHBA….

Takimi me zyrtarët e lartë të DASH, Edi Rama tregon çfarë u diskutua në takim

29.04.2022 - 12:10

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried!

Rama ka publikuar fotografi nga zyra e tij me zyrtaren e lartë të DASH, ku thekson se pjesë e diskutimit ka qenë reforma në drejtësi, vetoja Bullgarisë dhe mbështetja që SHBA-të po i japin sipas tij projektit të Ballkanit të Hapur.

“📍Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried🇦🇱🤝🇺🇸

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur😊

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse🙏|, shkruan Edi Rama.