MENU
klinika

Nga Erseka në Jergucat

Të parat agjenci turistike në Shqipëri…

20.04.2022 - 14:57

         Transporti automobilistik në Shqipëri vitet ‘20-‘30 të shekullit të kaluar, ka qenë tepër i vështirë. Megjithatë, gjatë Luftës së Parë Botërore u konstruktuan një sërë rrugësh për nevojat operative ushtarake të ushtrive të huaja, por që u përdoren më pas edhe për transport civil.

Kjo ndodhi në jug e në veri.

Si shkak i këtij zhvillimi, filluan të ngrihen edhe agjencitë e para të udhëtimit, që u përgjigjeshin linjave përkatëse. Një nga këto linja që po e shoqërojmë dhe me foto kryesore, ishte ajo e Ersekë – Jergucat.

Sot ekzistojnë si njëra e si tjetra, por koha është tjetër dhe as që bëhet fjalë që këto dy qendra, njëra qytet e tjetra fshat, të kenë linjë si ahere. Por, kush ka udhëtuar drejt Ersekës, nga Përmeti, duhet ta imagjinojë se ç’rrugë ferri duhet të ketë qenë ajo, pasi dhe sot e kësaj dite, e tillë mbetet.

Dhe ndër agjencitë më të dëgjuara të kohës, sa i përket jugut, ishte ajo që funksiononte në Përmet, e themeluar nga vëllezërit Hotova, që mbulonte pikërisht këto rrugë.

Mjetet e para të këtij transporti, që ishin kamionë dhe autobusë, kanë ardhur nga SHBA. Si pasardhësi i vëllezërve që zhvilluan këtë aktivitet, Lluka Prifti ruan dy fotografitë që i përkasin një veture dhe autobusi të transportit të mallrave dhe udhëtarëve të asaj periudhe.

Ai flet edhe për zhvillimet që mori kjo agjenci me kalimin e kohës, duke mbuluar me transport një rrjet qytetesh të rëndësishme të asaj periudhe.

Lluka, i cili është pinjoll i njërit prej 5 vëllezërve Hotova, thotë se xhaxhai i madh i tij, Dhimo Hotova, ka qenë disa herë në Amerikë.

“Në vitet 1929-1933 kur ishte dhe kriza e madhe ekonomike botërore, ai ndodhej atje. Dhimo ishte shumë punëtor dhe shumë i aftë. Ai solli nga Amerika disa makineri të pamontuara, vetëm pjesët motorike dhe shasitë.

Makinat e para, ishin të markave “Shevrolet”, “Uhad”, ‘Indiana”. Ato u shkarkuan në Sarandë dhe prej andej u transportuan në Përmet. Xhaxhai i vogël, Foti Hotova, ishte një mekanik i klasit të parë. Ai kishte qënë edhe në Egjipt, atje ku kishte marrë zanatin. Ishte ai që i montoi të gjitha pjesët e mjeteve dhe i vuri në punë.

Nga pjesët që erdhën, ai ngriti edhe 3 autobusë, si mjete udhëtimi nga Përmeti në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Durrës dhe Korçë”, – rrëfen Lluka.

Agjencia, sipas tij, u themelua në vitin 1934, me qendër në Përmet.

“Gradualisht, numri i makinave arriti në 12.

Me këtë fuqi mjetesh motorike u kontribua edhe për ngritjen e mëvonshme të kazermave ushtarake të qytetit” – ka rrëfyer pasardhësi i një prej vëllezërve Hotova, ata të cilët, ngritën një ndër agjencitë e para të transportit në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Regjisorja kalabreze kujton gjyshen...

”Arbëria” vjen në gjuhën origjinale


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit